Flash News

KRYESORE

Maliqi konferencë para Komisioni Hetimor: Meta, burrë shtetit që shmangu përplasjen civile 30 qershorit, Kuvendi bën show

Maliqi konferencë para Komisioni Hetimor: Meta, burrë shtetit që

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi e ka cilësuar si shoë seancën e sotme dëgjimore të presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor, të ngritur me kërkesë të mazhorancës për shkarkimin e tij.

Në një deklaratë për mediat, Maliqi i cili pranoi mandatin pasi opozita doli nga parlamenti, tha se Kuvendi po hyn në histori duke diskredituar publikisht rolin dhe misionin e tij në shërbim të interesave të qytetarëve.

Deklarata:   

Ç'është ky turp?!

Parlamenti futet ne histori duke diskredituar publikisht rolin dhe misionin e tij ne sherbim te interesave te qytetareve shqiptare dhe, mbi te gjitha, interesave te ketij atdheu, qe ne e quajme Shqiperi.

Ne vend qe ky parlament te ngreje komisione dhe te bertase me te madhe:

👉 per eksodin e perditshem te shqiptareve qe po ikin nga syte kembet;

👉 per papunesine dhe varferine qe eshte shtruar kembekryq ne familjet tona;

👉 per pasigurine dhe vrasjet e perditshme;

👉 per korrupsionin dhe krimin e organizuar;

👉 per mungesen e financimeve ne arsim e shendetesi;

👉 per dhunen dhe grabitjen e biznesit;

👉 per vjedhjen dhe shkaterrimin e ekonomise shqiptare nepermjet PPP-ve,

👉 per skandalet e sheikeve qeveritare ne hotelet luksoze te Europes;

👉 per drogen;

👉 per shitblerjen e votes;

👉 e sa e sa halle te tjera ...

Ç'bën Parlamenti?!

Ngre nje komision hetimor per Presidentin, i cili e tregoi veten qe eshte burre shteti me aktin e tij qe beri te mundur shmangien e perplasjes civile mes qytetareve. Per kete foli shqip dhe raporti final i OSBE - ODIHR-it dhe jo serbisht e rusisht sic e perkthen raportin piktori deshtak Rama apo sejmenet ne kabinetin e tij.

Ky eshte manipulim publik i ketij parlamenti, i cili, per interesa te nje personi eshte kthyer ne vegel qorre te atij qe ka zaptuar te gjitha institucionet. Kam bindjen se socialistet nuk e duan kete kthim ne diktature.

I bej thirrje faktorit nderkombtar te nderhyje per zgjidhjen e kesaj krize te rende qe po merr permasa kushtetuese.

I bej thirrje edhe politikaneve te pergjegjshem qe nuk mungojne ne te gjitha krahet e politikes, te fusin ne shinat e duhura demokracine ne vend, per te shmangur kete rreshqitje arbitrare dhe aventureske drejt diktatures.

Të fundit