Flash News

KRYESORE

Maliqi: Preferoj Metën kryeministër para Bashës, dëshiroj të jem pjesë e listës PD-LSI për zgjedhjet e ardhshme

Maliqi: Preferoj Metën kryeministër para Bashës, dëshiroj

Deputeti Lefter Maliqi, lidhur me lajmin e publikuar dje nga mediat se Meta në 26 prill 2021 do lërë Presidencën për postin e Kryeministrit, tha se ka parë reagimin e socialistëve të zhgënjyer që panë një shpresë për t'i dhënë votën.

Ligjvënësi shqiptar ka shprehur disa herë se kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm, por pas këtij lajmi, Maliqi tregon se do preferonte më tepër Metën.

"Dje duke qenë në kontakt me disa socialist të zhgënjyer shikojmë portale që Meta ka thënë jam i gatshëm të lërë presidencën, zotit Meidanit, apo Berishës për t'i siguruar vendit brenda 48 ditëve një siguri dhe një shembull në të gjithë rajonin. Unë nga ky lajm, në njohjen që kam për shkak të njohjes sime se njihem që në 2005 me Metën, por edhe në detyrat e tjera kur ka qenë kryeministër, dhe di të të them në detyrat që ka kaluar, i ka kryer me rigorozitet dhe tani pashë reagimin e socialistëve të zhgënjyer që panë një shpresë për t'i dhënë votën. Meta apo Basha kryeministër? Unë vlerësoj dy figura, Sali Berishën dhe Ilir Meta në politikën shqiptare.(...) Jam i bindur se nga opozita e re nuk shoh deputet në parlamentin e ardhshëm", tha Maliqi në Report tv.

Maliqi ka shtuar më tej se për zgjedhjet e ardhshme dëshiron të kandidojë në siglën e 2 partive të mëdha opozitare, PD-LSI, edhe pas zhgënjimit që mund të ketë pësuar nga ta pas vendimit për djegien e mandateve.

"Do shikoj vazhdimin e Këshillit Politik, do shikojë që kjo politikë e mbrapshtë që theu marrëveshjen. Kam dëshirë të jem te opozita e bashkuar, PD dhe LSI në listat e tyre në zgjedhjet e ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë forcë tjetër. Di të them që me kë do të jem do të ndodh ndryshimi në qarkun e Beratit. Basha dhe Kryemadhi do të jenë në qeveri pas 25 prillit, rrezikon humbje të thellë Rama. Largohem nga politika nëse nuk do mundet në qarkun e Beratit. Jam aq i majtë, sa ata, jam i djathë aq sa ato dhe aq i thjeshtë sa ata. Me Bashën kam komunikim" tha Maliqi

Të fundit