Flash News

KRYESORE

Mallkimi i Delina Ficos për pesimistët: Ju zëntë grykën buka...

Mallkimi i Delina Ficos për pesimistët: Ju zëntë grykën

Aktivistja Delina Fico, njëkohësisht gruaja e deputetit të PS, Bledi Çuçi, ka mallkuar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që shprehen pesimistë për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Fico thotë se ky “gëzim cinik” për mundësinë e mos-hapjes së negociatave, vjen nga ata njerëz që përfitojnë nga paratë e shqiptarëve. “Edhe një herë: Këtyre tipave, ju zëntë grykën buka e këtij vendi”, shkruan ndër të tjera Fico.

Reagimi:

Se si mund te gezohesh qe bashkekombasit e tu mund te mbeten mbrapa ne procesin e integrimit ne BE – kete nuk ma ha truri fare, po fare!

Dhe ky gezim cinik – shpresoj, krejtesisht i gabuar – vjen nga njerez qe parate e tyre, vilat ne zona ekskluzive jashte Tiranes dhe apartamentet duplex, makinat e shtrenjta, shtepite e dyta, emrin profesional, shkollat e shtrenjta te femijeve, i kane bere pikerisht ne kete vend, shpesh ne kurriz te shumices se heshtur qe ka derdhur djerse, ka sakrifikuar, ka zgjeruar me shume mund ate biznesin e vet, shumice, e cila do te perfitonte shume nga pershpejtimi i integrimit ne BE, sepse, mbi te gjitha, kjo do te thoshte sundim me i mire e me i forte i ligjit, gje, e cila, nuk do t’i lejonte me pashallaret blu, te verdhe, apo jeshile te Shqiperise te fryhen si kaposha mbi plehun e pasurive, te mediokritetit dhe te shpirtvogelsise, mbi te cilin e kane ndertuar dhe e jetoje jeten.

Edhe nje here: Ketyre tipave, ju zente gryken buka e ketij vendi!

Të fundit