Flash News

KRYESORE

Malltezi denoncon me foto dhe sfidon Ramën: Nëse e ke seriozisht luftën ndaj ndërtimeve në rërë, çoji në burg 4 emra, e bën dot?

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, një ditë pas sulmit ndaj kreut të bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, duke e quajtur një person që investon vetëm në ndërtimin e pallateve, ndërsa paralajmëroi edhe ndërhyrjen e prokurorisë.

Malltezi denoncon me foto nga Shkëmbi i Kavajës, te zona Iliria dhe Teuta në Durrës, ku sipas tij janë kryer ndërtime pa leje në rërë me firmën e kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako, apo ish kryebashkiaku i PS në Kavajës, Elvis Rroshi. Ai sfidon Ramën, nëse me prova të tilla i dërgon ata në Prokurori?

Reagimi:

Prestigjatoret e Edit

Meqe Edin e kemi “ambjentalist me raste” dhe dje ish merakosur per ndertime ne rere, po ia lehtesojme punen: 3 fotot e para tregojne ndertime “Made in Gjushi” - e pa pallati 9-katesh PA LEJE i Gjushit tek shkembi Kavajes, dhe dy te tjerat ndertime mu ne rere tek Iliria dhe tek Teuta; 2 fotot e tjera me ekskavator ne rere tregojne ndertimet ne rere nga elvis roshi dhe gent daja ne Qerret qe vjehri i ketij te fundit (ish drejtor hipoteke) e ktheu nga rere ne toke bujqesore dhe me pas ne truall. Na gjej nje prestigjator kaq te zotin po munde kudo ne bote! Tani nese e ke seriozisht luften ndaj ndertimeve ne rere ja tek i ke gjushin, roshin me 4 emra, dajen dhe cikalleshin dhe coji ne burg si kriminele mjedisi. E ben dot?

Të fundit