Flash News

KRYESORE

Malltezi sqaron të vërtetën për Malin e Tomorrit: Klosi po tallet dhe po bën show

Malltezi sqaron të vërtetën për Malin e Tomorrit: Klosi po

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi e konsideron një “show” dhe tallje nismën e ministrit të Turizmit, Blendi Klosit për protesta pas vendimit të Gjykatës Administrative se Parku i Tomorrit nuk do të jetë park kombëtar.

Ai sqaroi se lejet për guroret u dhanë nga qeveria e Ramës në këtë mal.

“Kjo “protesta” e sotme e Blendi Klosit me disa militantë, për gjoja mbrojtjen e Parkut Kombëtar në Malin e Tomorrit, është e neveritshme dhe e turpshme! Blendi Klosi “protestonte” sot kundër vendimit të Gjykatës, e cila me kërkesën e shoqërive private, ka rrëzuar VKM e vitit 2018 për zgjerimin e Parkut Kombëtar edhe në zonat tradicionale të gurorëve.

Ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit. Siç shikohet edhe në dokumentet e paraqitur para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM eshte miratuar pa ndjekur asnjë procedure dhe subjektet janë të licencuar nga vete qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme.

Keto licensa janë rinovuar herë pas here. Njëra prej tyre, që del në dokumentat e gjykatës është e vitit 2016, kështu që Blendi Klosi mund të pyesë Damian Termetin dhe Lefter Kokën për më shumë detaje.”, shkroi Maltezi në profilin e tij ën Facebook.

Sipas tij, nëse qeveria donte të zgjeronte vijën e parkut kombëtar të Tomorrit, do të duhej që:

“a) te anulloje lejet dhe livensat qe ka leshuar Rama-gjiknuri-balluku-koka per guroret.

  1. b) te hape proces konsultimi publik sipas ligjit
  2. c) ndryshimin e përdorimit te tokes ta kaloje ne KKT sic e kerkon ligji”

Gjithashtu kreu i Departamentit të Mjedisit në PD sugjeroi se nëse Klosit i qan zemra për zonat e mbrojtura, mjafton të mos i japë gjithë buxhetin prej 800,000 eurosh të agjensisë së zonave të mbrojtura pikërisht drejtorit Dedej shok të Edi Ramës.

“Ai ka formuar dy shoqata për të përlarë gjithë buxhetin. Ose të heqë guroret nga fondi pyjor mu buze detit në Palasë fjala bie. Prandaj, shfaqja e sotme është poshtëruese për shqiptarët, që, për fatin e keq, drejtohen nga një qeveri që i vjedh natën e i qan ditën.”, përfundoi Maltezi.

Të fundit