Flash News

KRYESORE

Mamaja e Oriola Marashit, ish-drejtoreshë e burgut të grave: Noizy dhe Varrosi janë djem të mirë, kam ndryshuar mendim

Mamaja e Oriola Marashit, ish-drejtoreshë e burgut të grave: Noizy dhe

Modelja Oriola Marashit i është bashkuar së fundmi grupit OTR, i drejtuar nga reperi Noizy.

Modelen e njohur e shohim gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e djemve dhe në studio duke përgatitur këngën e klipin e ri.

Ndërkohë që Oriola përgatitet për këngën, e ëma dhe njëkohësisht ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj ka rrëfyer në emisionin ‘Thumb’ marrëdhënien e vajzës së saj me Noizyn dhe Varrosin.

E pyetur me humor se nëse i shkon ndonjëherë Oriola në shtëpi apo jo, Xhoi përgjigjet: “Rrallëherë vjen, sa për t’u ushqyer, për të fjetur gjumë. Kur rriten fëmijët duhet t’i takosh me axhendë dhe unë Orin shpesh i le axhendën… Do e takosh mamin sot?”

“I kam takuar [Noizyn dhe Varrosin] ata të dy. Kisha tjetër imazh nga gjërat që thuheshin në portale, në rrjete sociale dhe në televizion. Ata janë dy djem fantastikë, jam e kënaqur që bashkëpunon me ta!”, – ka përfunduar Xhoi.

Të fundit