Flash News

KRYESORE

“Mami kur do kthehesh”, surpriza e Forcave Zjarrfikëse përlot mjekët e Spitalit Infektiv

Koronavirusi ka paralizuar shumë prej vendeve më të zhvilluara në të gjithë botën. Me një bilanc tragjik – në shkallë globale – të viktimave dhe me qindra mijëra të infektuar, mirënjohjen më të madhe në luftën me koronavirusin e kanë mjekët dhe stafi mjekësor.

Dje, Forcat Zjarrfikëse të Tiranës janë organizuar duke bërë një surprizë sa të bukur aq edhe emocionale për mjekët e Spitalit të Infektivit.

Duke i shkëputur për pak minuta nga korridoret e spitalit, mjekët janë përballur në oborr me surprizën organizuar enkas për ta. Forcat Zjarrfikëse, me pankarta në duar kanë dhënë disa mesazhe për stafin mjekësor.

“Zjarrfikësit e Tiranë falënderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT” shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit.

Ky gjest i veçantë ka bërë që disa prej mjekëve të preken e të përloten. Shumë prej tyre janë familjar dhe kanë më shumë se një muaj që nuk janë takuar me familjen dhe fëmijët e tyre. Sigurisht që e gjithë kjo situatë nuk është e vështirë për stafin mjekësor të cilët janë çdo ditë në vijë të parë të luftës me koronavirusin.

 

Të fundit