Flash News

KRYESORE

Man. City shkatërron Arsenalin, De Bruyne shkëlqen me dopietë

Man. City shkatërron Arsenalin, De Bruyne shkëlqen me dopietë

Man. City shkatërron 3-0 Arsenalin në Londër! Ishte e pritshme, sepse "Qytetarët" janë në rritje dhe krejt ndryshe mund të flitet për londinezët, por askush nuk e priste që vendësit sot të dorëzoheshin kaq lehtë.

De Bryune shënoi dy gola fantastikë dhe thuajse bëri tripletë pas një gjuajtje spektakolare të pritur nga Leno. Belgu gjithashtu krijoi plot raste për shokët e tij të skuadrës, teksa golin tjetër e shënoi Sterling.

Arsenali është në rënie të lirë këtë sezon dhe duket se shkarkimi i trajnerit Emery nuk ka sjellë asnjë ndryshim. Problemi është më i thellë. Kjo skuadër do një menaxhim më të ashpër, sepse rrogat janë fantastike në këtë klub.

Të fundit