Flash News

KRYESORE

Man. United regjistron statistikën më skandaloze të mundshme

Man. United regjistron statistikën më skandaloze të mundshme

Man. United sot nuk fitoi dot ndaj Wolverhampton në raundin e tretë të FA Cup. Lojtarët e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer nuk morën dot më shumë se një barazim pa gola.

Tifozët e "Djajve të kuq" duan prej kohësh shkarkimin e norvegjezit Solskjaer, por ky i fundit vazhdon të jetë në stol. Nuk janë vetëm rezultatet ata që shqetësojnë tifozët e United, por dhe paraqitja dhe loja që futbollistët bëjnë në fushë.

So United vendosi një rekord skandaloz: zero gjuajtje në kuadrat në 96 minuta lojë. Ndoshta nuk duhet t’i heqim asnjë meritë mbrojtjes së Wolves, por për një ekip të madh si Manchester United, kjo statistikë është e papranueshme.

Të fundit