Flash News

KRYESORE

Manastirliu: 6 raste të dyshuara, deri tani asnjë rast i konfirmuar nga coronavirus

Manastirliu: 6 raste të dyshuara, deri tani asnjë rast i konfirmuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar zyrtarisht, duke hedhur poshtë aludimet e orëve të fundit, se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus, Covid-19.

Sipas ministres, gjatë mbledhjes së Task-Forcës të mbajtur sot në Rinas  deri tani ka patur vetëm 6 raste të dyshuara, por që pas analizimit nuk kanë rezultuar mbartës të këtij virusit, që në Itali ditët ë fundit janë shtuar rastet deri tani në mbi 150 të konfirmuara dhe 4 viktima.

“Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirusit deri tani. Ju kemi informuar për raste që kanë qenë të dyshuar ku 6 raste kanë rezultuar negative”, tha Manasturliu, duke apeluar se aktualisht nuk ka vend për panik dhe duhen marrë për bazë vetëm informacionet e ekspertëve.

“Janë shtuar masa që ka patur transmetim në Itali kemi dyfishuar masat në pikat e kalimit kufitar. Vetëm dje kemi monitoruar më shumë 4 500 udhëtarë që kanë transmetim komunitar ku hyn dhe Italia. Nuk është koha për panik, ne duhet të dëgjojmë ekspertët dhe strukturat që ndjekim këtë situatë, aq më shumë duhet të bëhemi të vetëdijshëm se nuk ka vend për panik, por transparencë dhe racionalitet”, tha Manastirliu.

Të fundit