Flash News

KRYESORE

Manastirliu: Deri tani asnjë rast me coronavirus, drejtori i OBSH: Pse nuk është prekur Shqipëria

Manastirliu: Deri tani asnjë rast me coronavirus, drejtori i OBSH: Pse nuk

Shqipëria nuk është prekur nga coronavirusi i ri.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së Task-Forcës.

Sipas ministres, deri tani janë testuar 42 raste të dyshimta, por fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

“Vetëm dje janë testuar 6 raste të reja, por rezultuan negativë”, tha Manastirliu.

Por, pse deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri?

Drejtorii OBSH në Shqipëri, Dr.Raul Gonzalez Montero i pranishëm në këtë mbledhje e ngriti këtë pyetje, për të cilën tha se po studiohet në vijimësi.

“Do ju kërkoja të kemi besim të institucionet. Sapo jam kthyer nga Spanja dhe para dy javësh patëm raste të personave më Covid, por pse nuk ka në Shqipëri?

Ne jemi ende duke mësuar, kjo është diçka e re për ne.

Personat e infektuar në vendin tim, pra në Spanjë, nuk kishin patur asnjë kontakt me vendet ku janë evidentuar raste të prekura si Itali, Iran apo Kina.

Po ashtu, një element tjetër me rëndësi është edhe informimi, duhur t'i shmangemi keqinformimit.

Ky problem është edhe në botë. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme se i bën keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit”, tha doktor  Raul Gonzalez Montero.

Të fundit