Flash News

KRYESORE

Manastirliu fjalë prekëse për dy mjekët, mesazhi i fundit me Sallakun: Jam i lumtur!

Manastirliu fjalë prekëse për dy mjekët, mesazhi i fundit me

Lajmi për vdekjen e parakohshme e dy mjekëve të QSUT-së, Profesor Akim Sallaku dhe Doktor Arben Runa ka prekur shumë persona.

 Mes shumë emra të njohurish ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për ndarjen nga jeta të dy mjekëve të QSUT-së.  

Duke shprehur ngushëllimet për familjarët dh keqardhje për këto humbje tregon dhe mesazhin e fundit të cilin kishte shkëmbyer me Profesor Agim Sallakun i cili shprehte gëzimin e tij në lidhje me instalimin e akseleratorit të dytë.

Reagimi i ministres:

E sotmja është një ditë e dhimbshme për Mjekësinë shqiptare, për të gjithë ne!

Fatkeqësisht, në ditët e tij të fundit, viti që po mbyllet mori prej nesh, dy mjekë të shkëlqyer, profesionistë të jashtëzakonshëm, Profesor Agim Sallakun, Drejtuesin e Shërbimit të Onkologjisë shqiptare dhe Doktor Arben Runën, Kirurg Traumatolog, me një eksperiencë shumëvjeçare, pranë Spitalit Universitar të Traumës.

Lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta, të dy personaliteteve të mjekësisë shqiptare, Profesor Sallakut dhe Doktor Runës, është fort i hidhur.

Me profesor Sallakun më mbetet kujtimi i një bashkëpunimi të shkëlqyer, që pata gjatë katër viteve që drejtova Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Në 19 nëntor mora prej tij, mesazhin - që fatkeqësisht do të ishte edhe i fundit - për projektin e fuqizimit të radioterapisë në Spitalin Onkologjik. Më shkruante: "Filloi instalimi i akseleratorit të dytë. Jam i lumtur!".

Edhe pse të dy mjekët e nderuar fituan beteja të panumërta me sëmundjet për pacientët e tyre, fatkeqësisht nuk mundën të fitojnë të fundit, betejën e tyre.

Sot familjet kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa mjekësia shqiptare dhe shoqëria jonë ka humbur dy personalitete, mjekë të pazëvendësueshem, puna e të cilëve, jam e sigurt do të çohet përpara nga kolegët dhe studentët e tyre, që me aq pasion i kanë mbështetur dhe përgatitur.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të Profesor Sallakut dhe Doktor Runës dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira të humbjes së njeriut të dashur.

 

Të fundit