Flash News

KRYESORE

Manastirliu flet për rrezikun e rritjes së të infektuarve pas hapjes së shkollave: S'ishte vendim i lehtë!

Manastirliu flet për rrezikun e rritjes së të infektuarve pas

“Vendimi për hapjen e shkollave nuk ka qenë i lehtë”, kështu është shprehur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu. Në një intervistë për “Opinion”, Manasterliu theksoi se duke qenë se hapja e institucioneve arsimore mund të rrezikojë në rritjen e rasteve të infektuara. Për këtë arsye,  Ministria në bashkëpunim me ekspertët më të mirë vendas, por edhe udhëzimet e OBSH, ka analizuar disa skenarë për parandalimin e shfaqjes së grupimeve me COVID.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun.

Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, tha Manastirliu.

Më tej Manastirliu apeloi për respektimin e masave të sigurisë, duke shtuar se nëse merren masat e duhura janë të pakëta gjasat që shkollat të kthehen në vatra infektimi.

“Të dhënat e deritanishme tregojnë se transmetimi në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masa, ka pak gjasa që këto mjedise të kthehehen në vatra infektimi, siç janë vendet me densitet të lartë”.

Të fundit