Flash News

KRYESORE

Manastirliu jep alarmin: Situata në Infektiv shumë serioze, 6 të intubuar, tre prej tyre në moshë fare të re

Manastirliu jep alarmin: Situata në Infektiv shumë serioze, 6 të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kërkuar më shumë vigjilencë dhe respektim të protokolleve të distancimit social dhe higjienike për shkak të situatës sipas saj, serioze prej pandemisë covid-19.

Në parlament, ministrja tha se 6 prej personave të shtruar në Infektiv janë të intibuar dhe 3 prej tyre janë në moshë të re.

“Ka ende mes nesh që thonë se covid -19 nuk ekziston. Shihni situatën sot në spitalin Infektiv sot janë 6 persona të intubuar, tre në moshë fare të re, përkatësisht, 45, 46 dhe 49 vjec, kjo nuk është lojë. Kush e cilëson lojë apo konspiracion këtë virus na rrezikon të gjithëve.

Suhet marrë me shumë seriozitet sepse situata është shumë serioze, po u kujdesëm për shëndetin, do kujdesemi për ekonominë e çështje të tjera. Shumë pak bëjmë për shëndetin. Të mos neglizhohen protokollet e sigurisë. nuk do izolohemi, nuk do mbyllemi por të zbatojmë rregullat e thjeshta”, tha ministrja.

Lexo edhe: 82 raste të reja me covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, MSH: Situata në Infektiv është serioze

Të fundit