Flash News

KRYESORE

Manastirliu nga Trauma: 658 të plagosur nga tërmeti, dy të rinj mund të dërgohen jashtë për trajtim të specializuar

Manastirliu nga Trauma: 658 të plagosur nga tërmeti, dy të rinj

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar zyrtarisht se nga tërmeti janë plagosur 658, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore prej ditës së djeshme.

Sipas ministres, duke folur nga spitali i Traumës, 68 persona vijojnë të jenë të shtruar, ndërsa dy të rinj mund të dërgohen jashtë vendit për trajtim më të specializuar.

“Deri tani janë regjistruar 658 të plagosur, ndërkohë që 68 persona vijojnë të jenë të shtruar tek Spitali i Traumës në Tiranë.

Situata duhet të vlerësohet mirë. Ndërkohë, një djalë dhe një vajzë që janë në gjendje më të rëndë  mund të dërgohen jashtë vendit për një ndihmë më të specializuar mjekësore", u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

Të fundit