Flash News

KRYESORE

Manastirliu paralajmëron hapjen e spitaleve Covid 3 dhe 4 dhe apelon mbajtjen e maskës: Deputetët të bëhen shembull!

Manastirliu paralajmëron hapjen e spitaleve Covid 3 dhe 4 dhe apelon

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend foli me nota të ashpra sa i takon shtimit të të infektuarve me koronavirus në vend. Sipas Manastirliut mbajta e maskës tashmë duhet të kthehet në një mjet të përditshmërisë, ndërsa kritikoi edhe deputetët e pranishëm në kuvend që as ata vetë nuk po respektojnë mbajtjen e maskës.

Ndër të tjera Manastirliu paralajmëroi hapjen e dy spitaleve të tjerë Covid 3 dhe 4 nëse situata vijon të mbetet me rritje të të infektuarve.

Sot jam para jush për t’ju kërkuar mbështjetjen për aktin normativ. Disa nga ju kolegë të nderuar maskën nuk po e mbani. Nëse ju se mbani maskën e refuzoni të mbani barrierën mbrojtëse s’ mund të jeni shembull për masat që të gjithë bashkë duhet të marrim për luftën ndaj këtij infeksioni. Kjo nuk është një masë që po e ve qeveria por një masë e vendosur nga ekspertët më e shëndetësisë në botë.

Ne kemi dhjetra të shtruar në spitale, ç’do të thotë kjo? Do të thotë që shumë shpejt do të ezaurojmë planin tonë në këto spitale. Ne do të bëjmë detyrën tonë, por a është më e mira që të vijojmë të hapim spitale pa fund apo duhet që secili të vendosë maskën dhe të ulë ritmin e të intektuarve. Ulja e numrit të të infektuarve çon më pak të shtruar në spital e më pak humbje jete. Nuk ka më normalitet të vjetër, nuk ka sakrificë mungësa e maskës”, u shpreh Manastirliu.

Të fundit