Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Manastirliu paralajmëron me mesazhin e ekspertit të Shëndetit Publik: Një valë e dytë është plotësisht e mundshme
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar përmes ekspertit të Shëndetit Publik, Alban Ylli se një valë e dytë e pandemisë covid-19 është plotësisht e mundur.
Përmes një video-mesazhi, i shpërndarë nga ministrja në rrjetet sociale, epidemiologu thotë po ashtu se izolimi për herë të dytë është shumë e vështirë për t’u zbatuar, sidomos për një periudhë të gjatë kohore.
“Jemi para një sfide të re, do na duhet të mos harrojmë se jo vetëm ne në Shqipëri, por në gjithë botën ndodhen para një krize historike që do mbahet mend për vite me radhë. Kudo në botë po dëshmohet solidaritetit për të parandaluar infeksionin e virusit dhe për të shpëtuar sa më shumë ata që janë më të dobët.
Do na duhet gjatë verës e më vonë të respektojmë strikt masat e këshilluara, sidomos në mjediset mbyllura, me maska dhe distancë fizike dhe higjienën personale, kështu minimizojmë riskun në mungesë të izolimit që u praktikua për disa muaj, e vështirë për t’u praktikuar për një periudhë të gjatë kohe.
Parashikimi i trajektores së ardhshme të pandemisë është i vështirë, por vlerësohet se me zbatimin e masave mund t’ja dalim sërish.
Të mos harrojmë se pandemia vijon dhe një valë e dytë është plotësisht e mundur”, thotë Ylli.