Flash News

KRYESORE

Manastirliu për mjekët e dorëhequr: Nuk kam dijeni, ata kanë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë

Manastirliu për mjekët e dorëhequr: Nuk kam dijeni, ata kanë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në “Kjo Javë” në News 24 ka folur në lidhje me 7 mjekët të cilët kanë dhënë dorëheqje për shkak të kushteve jo të mira të punës.

Manastirliu u shpreh se nuk ka dijeni  për largimin e tyre dhe se ata kanë një kontratë më Ministrinë e Shëndetësisë e cila i detyron të kryejnë detyrën e tyre.

Ministrja foli dhe për gjendjen e urgjencës në QSUT për të cilën u shpreh se funksion vetëm 50 % e saj.

“E para mjekët specializant dalin në janar të vitit 2018. Shteti investon për të gjithë mjekët specialist, unë nuk kam informacion të tillë, duhet të ma thoni ju nëse keni, por ata kanë një kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë e cila detyron mjekët për të zbatuar kontratën. Unë besoj se këta mjekë që janë me kontrata do vazhdojnë të kryejnë detyrën.

Urgjenca funksionon në masën 50% që praktikisht ofron shërbimet parësore.

Në po punojmë që të investojmë në urgjencat e rretheve për të ulur kapacitetin në urgjencën në Tiranë”, u shpreh Manastirliu.

Të fundit