Flash News

KRYESORE

Manastirliu publikon foton prekëse nga Infektivi: Kjo nënë sot ka ditëlindjen, por lufton me vdekjen e intubuar nga covid-19

Manastirliu publikon foton prekëse nga Infektivi: Kjo nënë sot ka

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sërish një foto nga ambientet e brendshme të Infektivit.

Në këtë foto, shfaqet një grua e cila sot ka ditëlindjen, por ndodhet e intubuar për shkak të covid-19.

“Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!”, shkruan ministrja.

Të fundit