Flash News

KRYESORE

Manastirliu sërish apel për mbajtjen e maskave: Merrni përgjegjësi që të ndihmoni sistemin shëndetësor

Manastirliu sërish apel për mbajtjen e maskave: Merrni

Një tjetër apel vjen nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për mbajtjen e maskave, edhe pse tani është kthyer në një detyrim.

Në Facebook Manastirliu thekson se maskat dhe barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në mënyrë që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.

Kujtojmë se mbajtja e maskës në amientë të mbyllura është bërë detyrim dhe mungesa e saj ndëshkohet me gjobë prej 20 mijë lekësh të vjetra.

Mesazhi i plotë

🔴COVID19

Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!

Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!

#VendoseMaskën😷

#RuajShëndetin

#TëNdihmojmëEkipetMjekësore🙏🏼

Të fundit