Flash News

KRYESORE

Manastirliu takim me mjekët italianë dhe shqiptarë: 400 të shëruar në terapi intensive tek Infektivi, që nga fillimi pandemisë

Manastirliu takim me mjekët italianë dhe shqiptarë: 400 të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ekipin e mjekëve dhe infermierëve italianë të ardhur para disa ditësh për të ndihmuar në përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19.

Gjatë këtij takimi, Manastirliu ka vlerësuar shkëmbimin e eksperiencave me mjekët italian, ndërsa thekson se “po merren masa jo vetëm me përgatitjen e strukturave, por edhe me fuqizimin e ekipeve tona mjekësore, për të përballuar fluksin e mundshëm të pacientëve të prekur nga COVID-19 në vjeshtë-dimër.”

Po ashtu, vetëm në Spitalin Infektiv, deri tani janë shëruar 400 pacientë në terapi intensive, çka tregon edhe njëherë punën heroike të mjekëve dhe infermiereve në spitalet tona Covid1 dhe Covid2.

“Një punë e madhe po bëhet në territor për sa i përket kontrollit dhe testimit në mënyrë që të këputet zinxhiri i infeksionit. Por paralelisht ne jemi në përgatitje e sipër, dhe pjesë e kësaj përgatitje është dhe fuqizimi i ekipeve tona mjekësore, jo vetëm në strukturat tona spitalore universitare të dedikuara për të trajtuar COVID 19, por gjithashtu dhe në spitalet rajonale ku ne tashmë prej fillimit i kemi përfshirë në vlerësimin për të trajtuar rastet e të sëmurëve apo të pacientëve me Covid19, pasi të ezaurohen kapacitetet të cilat ne i kemi dedikuar sipas skenarëve tanë dhe sipas flukseve të pacientëve, sipas atyre projeksioneve të vlerësuar nga Instituti i Shëndetit Publik.. Vetëm në spitalin Infektiv, janë trajtuar rreth 800 pacientë deri më sot ku 400 prej tyre, pra 50 % prej tyre kanë patur nevojë për kujdes respirator, kush për një suport oksigjeni, kush është trajtuar nëpërmjet metodave të ventilimit, ja kanë dalë me sukses, falë punës heroike të mjekëve”, tha Manastirliu.

Të fundit