Flash News

KRYESORE

Manat Goxhi, frutat e kuqe që zgjasin jetën

Manat goxhi, apo siç gjenden zakonisht me emri manat goji, janë një frut që vjen nga bimës botanike Lycium barbarum. Këto kokrra të vogla janë përdorur në mjekësinë tradicionale popullore prej shumë kohësh. Studime të fundit kanë zbuluar fakte që mbështesin idetë popullore për vlerat e këtyre manave. Shumë prej frutave të pyllit ofrojnë antioksidantë plot vlera që e mbrojnë trupin nga sëmundjet kronike.

Por Manat Goji kanë edhe vlera shtesë në përmirësimin e shëndetit të syve. Këto kokrra të kuqe forcojnë sistemin imunitar, aktivitetin e trurit, luftojnë sëmundjet e zemrës, kancerit dhe të zgjasin jetën. Manat goji përmbajnë vitaminën C, B2, A, hekur, selenium dhe antioksidantë të tjerë siç janë polisakaridet. Në Shqipëri, këto kokrra mbeten një risi në mesin e fermerëve vendas duke qenë se kultivimi i këtyre manave është akoma në fazën eksperimentale. Në Kosovë, fermerët kanë përparuar ndjeshëm në lidhje me kultivimin e manave goji. 

Shumë prej këtyre fermerëve dhe bizneseve në sektorin e bujqësisë, kultivimi i manave goji është kthyer në një iniciativë fitimprurëse që plotëson kërkesat lokale për këto fruta. Manat goji kryesisht importohen dhe kanë një çmim të lartë. Rrjedhimisht agrobizneset shqiptare të Kosovës kanë investuar me seriozitet në mbjelljen e jo vetëm të manave goji, por edhe aronias, shkruan Agroweb.

Manat goji vijnë në paketime të vogla, gjë që e lehtëson konsumimin e tyre. Në këtë mënyrë, konsumatori merr një nivel të lartë ushqyesish në një sasi të vogël frutash. Për shembull, nëse do të krahasonit vlerat e manave goji me atë të portokalleve do të mësonit se manat goji kanë 500 herë më shumë vitaminë C se sa portokallet. Vetitë dhe vlerat më të spikatura të Manave Goji .

Të fundit