Flash News

KRYESORE

Mandatet e opozitës, KQZ-ja nuk e di kur do të shqyrtohet kërkesa e Kuvendit

Mandatet e opozitës, KQZ-ja nuk e di kur do të shqyrtohet kërkesa

Dy ditë më parë, Kuvendi iu drejtua me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndjekur procedurat ligjore për zëvëndësimin e 57 deputetëve të opozitës, që dogjën lanë mandatet e tyre.

Megjithatë, kur do të shqyrtohet kërkesa? Zëdhënesja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, kontaktuar nga Politiko.al u shpreh shkurtimisht se ‘nuk është vendosur ende se kur do të organizohet mbledhja' per kete çeshtje.

Sipas rregullores, brenda 30 ditëve KQZ-ja duhet të shprehet për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të opozitës si dhe zëvendësimin e tyre.

Opozita vendosi të djegë mandatet e deputetit duke kërkuar qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Të fundit