Flash News

KRYESORE

Mandatet, Kryemadhi: SHBA se mbështeti vendimin, do e paguajmë unë dhe Basha

Mandatet, Kryemadhi: SHBA se mbështeti vendimin, do e paguajmë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se SHBA ka qenq kundër djegies së mandateve që në fillim të aksionit të opozitës. Në studion e emisionit “Provojacoja”, Kryemadhi deklaron se ajo dhe Basha do të paguajnë për këtë vendim që kanë marrë dhe është gati të bëjë burg, me kushtin që të mos përsëritet një ‘97 e dytë.

“SHBA nuk është dakord me rrugën tonë. Kanë  qenë kundër djegies së mandateve, kundër bojkotit të gjitha sepse e qujanë çështje precedenti. SHBA bashkëpunon me çdo qeveri dhe SHBA do të vijojë marrëdhëniet me shqiptarët. Ne drejtuesit e partive do paguajmë për këtë vendim që kemi marrë , por për ne do ishte më mirë që të dënohem unë e Basha për djegien e mandatave, sesa të kemi një ‘97 të dytë të dënohen shqiptarët. Për ne është më mirë që të dënohemi ne sesa të kemi shqiptarë të vrarë dhe të vijojë kjo shpërngulje masive e shqipatrëve”.

Ndërsa nuk është penduar aspak për djegien e mandateve, pasi sipas saj u vërtetua lidhja e Ramës me krimin. “Jo, është hequr perdja që ishte krijuar në sytë e ndërkomëbatrëve. Shqiëpria ka shpërngulje masive, ekonomia është në minimunim e saj dhe nuk mund të ishim fasadë. Të gjithë ne thonim që Rama është i lidhur me krimin. Nëse do hynim në zgjedhjet lokale do finalizonim një proces zgjedhor do i jepnim ndonjë bashki të humbur, përfundoi Kryemadhi.

https://www.youtube.com/watch?v=sOvVsIq9AjU

Të fundit