Flash News

KRYESORE

“Mandatet, të ishte këshilluar me Metën”, Kryemadhi i përgjigjet Spiropalit: E ka nga eksperienca që e këshillon burri?

“Mandatet, të ishte këshilluar me Metën”, Kryemadhi i

Një javë më parë, ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duhet të ishte këshilluar me presidentin, njëherësh bashkëshorti i saj, Ilir Metën, para se të vendoste djegien e mandateve.

Sot, në të njëjtën studio, ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, Kryemadhi i është përgjigjur me ironi ministres Spiropali, duke i kujtuar se është ende e re për të kuptuar marrëdhëniet burrë-grua.

“Elisa e ka nga eksperienca e vet që e këshillon burri? Eshtë shumë e re si bashkëshorte, Elisa ka kohë për t’i kuptuar marrëdhëniet burrë- grua, ndryshe ka diçka që cedon kur nuk je vetvetja. Nga ana tjetër, Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve, i tillë ka qenë qëndrimi i tij gjithmonë”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit