Flash News

KRYESORE

Mandati i Tahirit, gafë apo ‘Fake News’ i korrespondentit të Associated Press

Në të gjitha mediat e huaja ditën e sotme qarkulloi lajmi i publikuar nga Associated Press për dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit.

Në artikullin e shkruar kjo agjenci, ndër të tjera përmendej fakti që Samir Tahirit i është hequr imuniteti nga Parlamenti në 2017-n. Mirëpo, në fakt me kërkesë të Prokurorisë, Parlamenti lejoi vetëm kontrollin e shtëpisë së Saimir Tahirit dhe jo heqjen e imunitetit të tij. Prokuroria kërkoi gjithashtu arrestimin e ish-deputetit të PS, por as kjo nuk u pranua nga mazhoranca e Edi Ramës.

Nga ky shkrim lindin dyshime nëse ky lajm është ”Fake News”  apo gafë e korrespondentit të AFP-së Llazar Seminit.

Kujtojmë që në kohën kur opozita ishte në çadër kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka akuzuar me emra dy reporterët shqiptarë për mediat e huaja, Benet Koleka dhe Llazar Seminin. /Politiko.al/ 

Të fundit