Flash News

KRYESORE

Mandati i tretë, Rama mbledh në seli drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe

Mandati i tretë, Rama mbledh në seli drejtuesit e Partisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe.

Takimi është mbajtur në selinë rozë dhe vjen pas ndryshimeve të bëra në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Kujtojmë gjatë mbledhjes së parë të grupit parlamentar që hapi sezonin politik të zhvilluar në Elbasan, Rama caktoi në Shkodër si drejtues politik Ilir Beqja, në Lezhë Lindita Nikolla, në Durrës vetë Rama pas largimit të Vangjush Dakos, Safet Gjici në Kukës, kurse në Tiranë do drejtojë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati në rang qarku, ndersa Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë.

Mësohet se në fokus të këtij takimi është organizimi i punës nga drejtuesit socialistë në çdo qark për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të dekretuara nga presidenti më 25 prill.

Po ashtu, Rama mësohet se po u jep porositë drejtuesve të PS që të punojnë jo vetëm me elektoratin e PS, por edhe atë të cilësuar si elektoratin gri.

Rama deklaroi se kërkon një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet e 2021.

Drejtuesit tjerë politikë të PS në qarqe:

Elbasan- Taulant Balla

Vlorë-Damian Gjiknuri

Fier-Gramoz Ruçi

Dibër-Olta Xhaçka

Korçë- Niko Peleshi

Gjirokastër- Bledi Çuçi

Të fundit