Flash News

KRYESORE

Mandati i tretë? Veliaj krahason Ramën me Merkel-in: Çfarë e gjeti kancelaren gjermane që fitoi 5 mandate?!

Mandati i tretë? Veliaj krahason Ramën me Merkel-in: Çfarë

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj shprehet i bindur se mazhoranca do të arrijë të marrë mbi 74 mandate ne zgjedhjet e ardhshme për të siguruar një mandat të tretë qeverisës. Duke folur për “Real Story “ me Sokol Ballën, Veliaj e argumentoi marrjen e një mandati të tretë duke bërë krahasimin e Ramës me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Po Angela Merkel çfarë e gjeti që që fitoi pesë mandate”, tha Veliaj, i cili nuk la pa sulmuar edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha i cili deri tani ka injoruar çdo sulm ndaj tij nga ana e kryebashkiakut.

“Duke pasur parasysh se ai që kërkon të marrë qeverinë jo vetëm nuk do të përballet në Tiranë, por vazhdon edhe raportohet në plazh, ndërkohë që kryeministri bëri takimet e mëngjesit, shkoi në Turqi, mbaroi takimet diplomatike, u rikthye prapë, sapo mbaruam takimin në seli dhe më duket se Edi Rama po lufton me zellin e 2013 për mandatin e tretë”, u shpreh Veliaj.

Të fundit