Flash News

KRYESORE

Mandati për vetting-un? Rudina Hajdari: Nëna ime ka jetën e saj, unë nuk ndikoj dot në proces

Mandati për vetting-un? Rudina Hajdari: Nëna ime ka jetën e saj,

Deputetja Rudina Hajdari ka mohuar çdo lidhje midis vendimit të saj për të mos dorëzuar mandatin, njësoj si kolegët e tjerë të PD-së, me procesin e vetting-ut që pritet t’i nënshtrohet nëna e saj gjyqtare, Fatmira Hajdari.

Hajdari tha në emisionin ‘A Show’ në News 24 se, nëna ka jetën e saj dhe se nga pozicioni i deputetes nuk mund të ndikojë mbi procesin e vetting-ut.

“Kjo nuk më ka shkuar fare në mendje, pasi është totalisht jashtë karrierës sime. Reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj dhe unë nuk kam asnjë rol në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare përpara se unë të hyja në politikë. Unë kam dashur gjithnjë të kontribuojë në politikë dhe për këtë kam ardhur”, u shpreh deputetja.

Rudian Hajdari theksoi se për vendimin për të mos djegur mandatin e ka marrë pasi është konsultuar me familjen, njerëzit e afërt dhe partnerët ndërkombëtar.

Të fundit