Flash News

KRYESORE

Mandatohet Artur Bushi, por mungojnë 6 deputetë të PS. Shkak formulari i tij i vetëdeklarimit?

Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, ka marrë mandatin e dyte pas konstituimit të këshillit bashkiak në këtë qytet. Në mbledhjen e zhvilluar në bashkinë e qytetit të pranishëm ishin deputetët e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni dhe Rrahman Rraja, Prefekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto dhe qytetarë të shumtë [shiko fotot e meposhtme].

Ndërkohë që munguan ligjvënësit e tjerë të qarkut  te mazhorances: Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Ilir Ndraxhi, Roland Xhelilaj, Jurgis Curbja dhe Klodiana Spahiu.

Nuk dihet nëse mungesa e tyre ka të bëjë me faktin se Bushi ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit se ka qenë i arrestuar disa herë për trafik drogë në Itali në qytetet e Kasertës dhe Busto Arsisioz.

Bushi premtoi se në katër vitet e ardhshme do të punojë për tranfsormimin e mëtejshëm të qytetit të Krujës. "Kryefjala do jetë puna edhe në mandatin e dytë si kryetar bashkie, ku do vijojmë me pjesën e dytë të transformimit të Krujës”, u shpreh Bushi. Në zgjedhjet e 30 qershorit kandidati i PS-së, për bashkinë e Krujës, Artur Bushi, mori 17,888 vota.

Formulari i vetedeklarimit:

 

 

Të fundit