Flash News

KRYESORE

Mandija çon në Prokurori 3.600 punësimet gjatë fushatës zgjedhore

Mandija çon në Prokurori 3.600 punësimet gjatë

Zëvëndëskryeministrja teknike e dorëhequr, Ledina Mandija ka kallëzuar në Prokurori raportin për punësimet në administratë në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Sipas Mandijas gjatë fushatës janë kryer 3.600 lëvizje në administratë, ndërkohë që akuzon se deklarimet e institucioneve ishin të rreme.

“Gjatë fushatës janë kryer 3.600 lëvizje në administratë. Deklarimet nga institucionet ishin të rreme. Kjo çështje është adresuar në Prokurori në korrik” mësohet të ketë thënë zëvëndëskryeministrja teknike.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama cilësoi raportin e ministrave teknikë të dorëhequr si jo korrekt dhe i paligjshëm, por Mandija, nuk është dakord aspak me këtë pretendim të qeverisë.

Njoftimi:

Gjatë fushatës zgjedhore sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore janë kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratë publike në kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor. Në të gjitha rastet e verifikuara nga Task Forca ka rezultuar që vetdeklarimet nga institucionet e monitoruara kanë qenë të rreme. Kjo çështje është adresuar në Prokurori që në fillim të muajit korrik nga ZV/Kryeministri, por rezultoi që zyra e protokollit të Kryeministrisë pa shkak të ligjshëm nuk e kishte dërguar pranë këtij organi. Pas sqarimit, përfundimisht zyra e protokollit e dërgoi dje duke i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme nga ana e organit të Prokurorisë.

Shqetësimi rreth punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor, u ngrit në mbledhjen e pestë të Task Forcës

Referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, Task Forca verifikoi punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës të bërë në kundërshtim në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor, me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 si dhe me Vendimin nr.473 të Këshillit të Ministrave.

 

 

Të fundit