Flash News

KRYESORE

Mandija tregon se në qeveri ka patur njerëz që penguan 'ministrat teknikë'

Mandija tregon se në qeveri ka patur njerëz që penguan

Ledina Mandija në intervistën me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë” në RTSH ka folur ndër të tjera edhe për vështirësitë e hasura nga ministrat teknikë në 'kabinetin Rama'. Ajo ka treguar se ka patur raste kur ka qenë i vështirë edhe instalimi i ekipeve të ministrave, dhe pengesa gjithmonë kanë qenë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive përkatëse.    

Dervishi: Ju, po thoni që sekretarët e përgjithshëm kanë qenë pengesë për…

Manida: Në disa raste po, kanë qenë pengesë sepse kanë penguar deri vendosjen e ministrave me kabinetet e tyre për të ushtruar detyrën…dhe unë e kam quajtur gjithmonë…

Dervishi: Çfarë do të thotë..një sekretar i përgjithshëm nuk lejon që të instalohet ministri?

Mandija: Kanë qenë artifice të panevojshme të krijuara me vullnet të plotë, sepse e rëndësishme në një marrëveshje është mirëbesimi dhe është bashkëpunimi për të bërë diçka. Pra unë mendoj se në situatën në fjalë duhet të ishte vendosur linja e bashkëpunimit, mes ministrave dhe sekretarëve të përgjithshëm, për të bërë të mundur realizimin e procesit të monitorimit

Të fundit