Flash News

KRYESORE

Mane rikthehet me gol, Liverpool fiton ndeshjen e radhës në Premier

Mane rikthehet me gol, Liverpool fiton ndeshjen e radhës në Premier

Sadio Mane sot i dha fitoren 1-0 Liverpool-it në ndeshjen kundër Norwich-it, skuadër e cila rrezikon më shumë se kurrë rënien nga kategoria. Ylli senegalez ka qenë i dëmtuar së fundmi, por u aktivizua në minutën e 60-të dhe për 16 minuta gjeti golin.

Gardiani Krul po bënte një sfidë të shkëlqyer ndaj "Të kuqve", derisa u gjend përballë sulmuesit Mane, i cili e mposhti me të majtën.

Kështu, Liverpool merr fitoren e radhës dhe Klopp pas 29 vjetësh po i jep titullin skuadrës së kuqe. Djemve të tij i duhen edhe 5 fitore për t’u shpallur kampionë.

Të fundit