Flash News

KRYESORE

Manifestimi i Metës/ Lela: Duhet të ketë një fërkim në opozitë, Basha nuk mund të bëhet shtojcë

Manifestimi i Metës/ Lela: Duhet të ketë një fërkim

Për analistin Alfred Lela manifestimi i mbrëmjes së djeshme tregon qartë se tashmë ka një protagonizëm të shtuar dhe shumë të madh tek Presidenti Meta dhe ky protagonizëm e zbeh atë të Lulzim Bashës brenda opozitës.

I ftuar në ”Real Story” të Sokol Ballës në News24, Lela u shpreh se kjo situatë e krijuar mund të bëjë që të të ketë një fërkim brenda opozitës.

“Ka ndodhur një gjë interesante dje që pak orë para se z.Basha ti bashkohej manifestimit të Presidentit ka pasur një drekë pune me Yuri Kim dhe pak çaste pas mbarimit të manifestimit Yuri Kim lëshoi atë tëeet, që si me thënë i hodhi jo e rrëzoi por hodhi një.

Flamuri amerikan është përdorur dendurisht nga të gjitha partitë. Dhe kështu është në fakt , opozita de jure dhe de facto pavarësisht përpjekjeve të Metës. Për shqetësimet për Kushtetutën dhe personale arrin në përfundimet e veta. Ka një sens protagonizmi të madh nga Meta dhe ja zbeh Bashës ka ardhur tek kjo paqe e shtirur e pavend, kompromis që nuk i shkon skenës por megjithatë e gjen Bashën disi në faull cilën do të mbajë nga memoria e marrëveshjes së veta. Duhet të ketë një fërkim, është logjike dhe politike se kur janë disa aktorë në skakierën e opozitës”, tha Lela, teksa nënvizojë se lideri i opozitës nëse do të bëhet Kryeministri i ardhëshëm nuk mund të bëhet shtojcë e askujt,

“Nuk ka logjikë që Basha ta mbështesë Metën. Nëse Basha do të bëhet shtojcë, nuk mund të jetë shtojcë e askund. Nëse përfundon nën hijen e Metës që zotëron momentalisht një hije aq më keq do të jetë për popullin opozitar. ”- tha ndër të tjera Lela në ”Real Story”.

Të fundit