Flash News

KRYESORE

Manifestuesit në Hamburg sulmojnë rojet në hotelin ku ndodhet Putin

Manifestuesit në Hamburg sulmojnë rojet në hotelin ku ndodhet

Protestuesit kundër samitit të G20-ës sulmuan sot forcat e sigurisë pranë hotelit “Park Hyatt” në Hamburg, njoftoi policia pa dhënë më shumë detaje.

“Park Hyatt” është një hotel në qendër të Hamburgut që pret presidentin rus, Vladimir Putin presidentin koreanojugor, Moon Jae In dhe kryeministrin australian, Malcolm Turnbull.

“Madje protestuesit sulmuan edhe një helikopter të policisë gjermane duke qëlluar në drejtim të tij edhe me një fishek gjurmëlënës, por që nuk arriti dot ta godiste”, njoftuan autoritetet e Hamburgut.

Autoritetet shtuan se në incidente të ndryshme protestuesit kanë thyer dritaret e konsullatës së Mongolisë dhe kanë shpuar gomat e një makine që i përkiste delegacionit kanadez të G20-ës.

Numri i të plagosurve mes forcave të rendit ka arritur në të paktën 111 persona.

Të fundit