Flash News

KRYESORE

Manipulimet me check up-in/ Qytetari shkon të marrë përgjigjen. I dorëzojnë analizat me emrin e një gruaje. "Shyqyr që nuk jam shtatzanë"

Rasti i një qytetari nga Tirana është vetëm njëra prej dëshmive të abuzimeve që bëhen me menaxhimin e check up-it. Erjon Dervishi denoncon abuzimin e radhës duke publikuar në faqen e Facebook rastin skandaloz. Pasi ka bërë analizën e chekc up-it e shoqja ka shkuar për të tërhequr përgjigjen. Ajo është habitur kur ka parë një emër tjetër në krye të fletës së analizave.

Pas vërejtjes që i ka bërë recpesionistes e cila i dorëzoi përgjigjet e analizave, ajo i ka thënë se ishte bërë një gabim duke fshirë emrin e printuar dhe duke shkruar me dorë, jo një por dy emra të tjerë. 

Emri Vjollca Dibra që gjendej i printuar në fletët e analizave është fshirë dhe në anë të tij janë shkruar dy emra të tjerë: Erjon Dibra dhe Erjon Dervishi.

Ky i treti është emri i saktë i qytetarit që kërkonte përgjigje për check up-in.

Opozita e ka denoncuar prej kohësh si abuziv koncensionin e check up-it që i është dhënë një kompanie pa lidhje me sektorin e Shëndetësisë, dhe e dyshuar si të afërt me kryeministrin Rama. Një burim i Politiko.al në QSUT, të cilit iu kërkua një shpjegim për rastin e Dervishit tha se kjo bëhet për të shtuar në mënyrë fiktive kontrollet e check up-it. Sipas tij, qytetarët nuk kanë reaguar ndaj të ashtuquajturit check up falas, duke e çuar skemën thuajse drejt dështimit, dhe kompania po mundohet që të rrisë shifrat e të kontrolluarve në mënyrë që të përfitojë, edhe pse kjo është jo etike dhe e paligjshme.

"Shyqyr qe nuk jam shtatzane", shkruan Dervishi duke mbyllur postimin. 

Të fundit