Flash News

KRYESORE

Manjani bën llogaritë: Opozita i ka 32 bashki në dorë ndaj Rama nuk i do në zgjedhje

Manjani bën llogaritë: Opozita i ka 32 bashki në dorë ndaj

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mendon se opozita shqiptare mund të fitojë pa asnjë problem 32 bashki nga 61 në total. Ai shtoi se këtë gjë kryeministri Edi Rama e di dhe ndaj nuk ka ndërmend që t’ua plotësojë kërkesat.

Në një postim në Facebook, Manjani argumentoi superioritetin e opozitës.

“Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec.

Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.”, shkroi ai.

Ish ministri tha se mbështetej edhe në sondazhin e IPR Marketing.

“Kushti është që opozita të jetë unike dhe e organizuar mirë në terren. Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar opozitën të konkurrojë, se është HUMBËS!”

Të fundit