Flash News

KRYESORE

Manjani: Dosja "Habilaj" është një indicie, nuk mjafton për të çelur hetimet ndaj Tahirit

Manjani: Dosja "Habilaj" është një indicie, nuk mjafton

Ish-ministri Manjani ka deklaruar në “Studio e hapur” se përgjegjësi nuk është ministri por kryeministri. Gjithashtu ka deklaruar se ato se çfarë përmban dosja janë një indice  që nuk mjaftojnë për të çelur hetimet.

"Kërkesa për takim i Saimir Tahirit me  Adriatik Llalla  është një teatër politik. Të gjithë po e shtyjnë Tahirin dhe e kanë lënë vetëm duke e cilësuar se fajtori i vetëm është ai.

Ajo që duhet t’i kushtojmë rëndësi është nëse është hapur një hetim për këtë ngjarje apo jo", tha Manjani.

I pyetur nëse i beson apo jo dosjes për çështjen “Habilaj” ku është përmendur Tahiri ai është përgjigjur se janë vetëm një indicie.

"Unë besoj vetëm kanalizimin e vendit, nuk besoj ato që thuhen lart e poshtë. Ato që janë thënë në dosjen janë një indicie, por që nuk mjaftojnë për tu çelur një hetim.

Ka pasur një dosje ku është përmendur Ish-ministri i cili ka qenë me i suksesshmi dhe më i besueshmi i kryeministrit, pra përgjegjësia është e kryeministrit jo e ministrit," është shprehur Manjani.

Të fundit