Flash News

KRYESORE

Manjani: Fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama; kërkon të fshehë krimin financiar

Manjani: Fajtor i dhunës së djeshme është

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se gjuha raciste, që nxit urrejtje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme, por kur këtë gjuhë e përdor kryeministri, shton Manjani, është edhe me e rëndë.

Ish-ministri shkruan në rrjetin social Facebook, se fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama, siç e quan ai, teksa shton se me këtë gjuhë përçarje kryeministri kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri.

Postimi i plotë

Gjuha rraciste, që nxit urretje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!

Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!

Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATOs, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!

Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.

Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.

Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.

Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri!

Ky quhet ABUZIM i pastër!

 

Të fundit