Flash News

KRYESORE

Manjani i del në mbrojtje Olldashit: Prokuroria në hall të madh; si e presionin qeveria

Manjani i del në mbrojtje Olldashit: Prokuroria në hall të madh;

Juristi Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, i ka dalë në mbrojtje gazetarit Jetmir Olldashi, i cili intervistoi ‘Babalen’.

Akuzën ndaj Jetmir Olldashit për kallëzim të rremë, Manjani e konsideron ngjare të rëndë në drejtësi.

“Ngjarje e rëndë në drejtësi, është akuzuar kolegu juaj. Akuzohet një gazetar për kallëzim të rreme pa bërë kallëzim. Që të quhet një kallëzim i rremë duhet të kesh shkuar në Prokurori dhe të kesh dëshmuar. Ky është rasti i kallëzimit. Jetmir Olldashi nuk ka bërë asnjë kalëlzim në Prokurroi, dhe akuzohet për kallëzim të rremë...vite dritë larg”, u shpreh Manjani.

Më tej ai shtoi se Prokuroria është në hall të madh. “Prokuroia dhe drejtësia në Shqipëri është nën presoin nga klika e qeverisë. E kërcënon me vetting”, tha juristi.

Të fundit