Flash News

KRYESORE

Manjani i nxjerr sekretin kandidatit që pranoi mandatin e deputetit: Kjo është arsyeja pse nuk mban telefon  

Manjani i nxjerr sekretin kandidatit që pranoi mandatin e deputetit: Kjo

Sot, katër deputetët të LSI u betuan në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita, ndërsa disa të tjerë kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit në KQZ.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Mannjani, duket se e njeh mirë njërin prej tyre, pa përmendur emër konkret. Në një status në rrjetet sociale, ai shkruan se një prej kandidatëve nuk mban as telefon, për shkak të borxheve që ka.

Statusi:

Njëri prej kandidatëve të listës, i cili ka pranuar të hyjë në Parlament, nuk mban telefon. Nuk dihet se me ç’mjet komunikimi u lidh me Amerikanët, për të dëgjuar “këshillën e tyre”...

Arsyeja pse nuk mban telefon është se e kërkojnë borxhlinjtë.

Këta të fundit tashmë mund ta gjejnë në Parlament. Ska ç’u duhet Telefoni...

Ndërkohë, sipar lugat-kryeministrit, me këtë figurë dhe të tjerë si ky do bëhet Reforma Zgjedhore.

Kot lodhen me reforma! I ka gati të shpallin edhe rezultatin e zgjedhjeve pa bërë zgjedhje fare. I fusin një të miratuar sondazheve të Fugës (Endri) dhe zgjidhet kjo punë.

Kështu lahen borxhet dhe vendoset demokracia...

Demokraci, jo shaka!

Të fundit