All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Manjani i shumëzon me zero lavdërimet e zyrtarëve të huaj për reformën në Drejtësi: Asnjëri prej tyre nuk është përdorues i saj

All - Paragraf - 1

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka konsideruar reformën në drejtësi, ose ‘drejtësinë e reformuar’, siç thotë ai, si të papërdorshme.

All - Paragraf - 3

Manjani ka reaguar ndaj zyrtarëve të huaj duke thënë se, ata flasin mirë për të, por nuk janë përdorues të saj.

“Asnjë i huaj, ekspert, diplomat apo zyrtar që flet mirë për Drejtësinë e reformuar, nuk është përdorues i saj. As nuk i shkon nëpërmend të zgjidhë ndonjë mosmarrëveshje tek drejtësia që medemek po e reformojnë”, shkruan Manjani në një postim në facebook.

Sipas tij, shqiptarët janë të zhgënjyer nga kjo lloj drejtësie.

Manjani shprehet se çdo deklaratë e të huajve në lidhje me ecurinë e reforëmës në Drejtësi është zero.

Ai e ka krahasuar Drejtësinë shqiptare me atë gjermane, duke përmendur rastin e hedhjes në gjyq të gazetarit të BILD, Peter Tiede, nga kryeministri Edi Rama.

“Madje e shumëzon me 0 edhe Kryeministri që pranon se drejtësia që ka reformuar, nuk është e vërteta dhe e duhura. Të paktën jo sa drejtësia gjermane, ku do të hedhë në gjyq BILD-in.Pra vetë i bëjnë, vetë i lavdërojnë atë që bëjnë dhe po vetë i shajnë ato që kanë bërë. Kur vjen puna për t'i për t'i përdorur për punët e veta, njësoj siç bëjnë kur sëmuren shkojnë jashtë shteti”, shkruan Manjani.

Të fundit