Flash News

KRYESORE

Manjani ironizon Veliajn: Të prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet WC-ja ose i bie siguresa e dritave

Manjani ironizon Veliajn: Të prishë shtëpinë e kujtdo

Ish-deputeti i LSI, Ylli Manjani është bërë pjesë e debatit për Teatrin Kombëtar, ku nga njëra anë aktorët rikonstruksionin e ndërtesës ndërsa nga ana tjetër bashkia dhe Qeveria kërkojnë të ndërtojnë një godinë të re të rrethuar me godian biznesi.

Në postimin e tij, Manjani ka analizuar të gjitha lëvizjet e kryabshkiakut, teksa shprehet: “E gjuajnë me vezë, por ai e shet si “mengjes pune” me omletë me kundërshtarët politikë. Madje kjo quhet Konsensus!”.

Në fund, ai paralajmëron: “Po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave…dhe këto vendime do jenë popullore”.

Postimi i plotë:

Talent, jo shaka!

Më shani mua kur them se Erion Veliaj është “talent politik”!

Shiheni me vemendje:

  1. E gjuajnë me vezë, por ai e shet si “mengjes pune” me omëletë me kundërshtarët politikë. Madje kjo quhet Konsensus!
  2. Aktorët përmendin kolegët e tyre që vdiqën nga kanceri, Ai bën fajtorë godinën e Teatrit si “shkak i kancerit”.
  3. Ulet në bisedime por në media jepen vetëm folësit “objektivë”, d.m.th. në favor të prishjes së Teatrit.
  4. Tezën që Teatri Kombëtar është pjesë e trashëgimisë kulturore, e dhjet dhe e pshurr që të duket gjithnjë e më e shpifur
  5. Argumentit se nuk falet toka publike tek privati, i përgjigjet si punonjës firme private ndërtimi.
  6. Kur i thuhet, po mire bëje kontratën me ndërtuesin, këtu futet të sqetulla e Edvinit. Ky i fundit ka mësuar nga Erdogani që emrat e përveçëm futen në ligj dhe ska më paligjshmëri sepse ata janë vetë ligji!
  7. Teatri bën fiks 30 milionë Euro!! Kur i thuhet se nuk bën aq, por 10 Milionë, thotë nuk jam ekspert!
  8. Së fundi Teatrit i janë dobësuar telat e korentit. Pikërisht për këtë duhet shembur e gjithë godina!

Talent apo jo?! Ki inatin, por jepi hakun!

Ndaj haku është ti jepet PS-ja dhe jo më bashkia!

Po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave…

Dhe këto vendime do jenë “ popullore”!

Të fundit