Flash News

KRYESORE

Manjani: Jam i zhgënjyer nga politika, por nuk do tërhiqem

Manjani: Jam i zhgënjyer nga politika, por nuk do tërhiqem

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në studion e “Top Talk” tha se është i zhgënyer nga politika shqiptare.

Megjithatë Manjani theksoi se nuk do të tërhiqet nga jeta politike.

“Në mënyrën se si unë e konsideroj politikën, unë nuk kam dalë nga politika. Për të menduar, për të propozuar, apo për të analizuar situatën e kam bërë dhe do ta bëj këtë gjë. Nuk është e nevojshme të jesh i angazhuar politikisht. Unë bëj këtë gjë, në parti apo parti, në kryesi apo jashtë qeverisë, Ylli Manjani nuk ndryshon. Unë nuk dal të bëj zëdhënësin e askujt”, tha ai.

Më tej ai shtoi se, “Ne kemi një klasë politike të instaluar prej vitesh, e cila është e kapur fort pas procedurave apo proceseve false politike. Ka një masë të madhe njerëzish që nuk përfaqësohen nga kjo klasë politike. Unë nuk po marr përsipër t’i përfaqësoj, por po them siç i kam ato mendime”.

Të fundit