Flash News

KRYESORE

Manjani mesazh Ramës: Shtyje deri nesër po deshe orarin e votimeve…

Manjani mesazh Ramës: Shtyje deri nesër po deshe orarin e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet parlamentare dhe i drejton një mesazh kryeministrit Edi Rama kur thotë se pushteti nuk mbahet me vendime të paligjshme të KQZ-së. Ai thekson se sikur deri nesër të shtyhet procesi, kush deshi të votonte e ka bërë deri tani.

“Nuk mbahet pushteti me vendime të paligjshme të KQZ, o Kryeministër! Shtyje orarin deri nesër në 20:00 po deshe!Kush desh të votonte e bëri”, shkruan Manjani.

Ndërkohë, KQZ nuk ka raportuar për pjesëmarrjen e votuesve që në orën 16:00, për shkak të ngërçit me KZAZ-të.

Të fundit