Flash News

KRYESORE

Manjani - Metës: Zgjidh çfarë do të bësh, presidentin pensionist apo opozitarin?

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një postim të gjatë në facebook, ku ka folur në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias për presidentin Ilir Meta.

Manjani shprehet se Ilir Meta duhet të ndajë mendjen se çfarë ka ndërmend të bëjë, presidentin pensionist, apo opozitarin ndaj qeverisë. Sipas ish ministrit të Drejtësisë, Ramës i intereson më shumë Meta si President.

“Ndërkohë, Jam i bindur se tani, pikërisht tani Edi Rama e do më shumë Ilir Metën President sesa opozitar”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Për Manjanin kjo është një dilemë që Meta duhet ta zgjithë sa më shpejt, pasi ai nuk mund t’i bëjë dot të dyja, duke rrezikuar të mos bëjë asnjërën.

Të fundit