Flash News

KRYESORE

Manjani: Pagën qeveria e taton me 23%, ndërsa motelet ku financohet qejfi dhe hobi me 15%

Manjani: Pagën qeveria e taton me 23%, ndërsa motelet ku financohet

Juristi dhe ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të tatuar me 23%  pagat mbi 150 lekë.

Duke bërë një krahasim me taksat e tjera, Manjani ironizon:  Pagën, me të cilën financohen nevojat e familjes qeveria e taton deri në 23% ndërsa motelet (bisneset) në të cilat financohet qejfi dhe hobbet, qeveria i taton 15%".

Reagimi i Manjanit në Facebook:

Pagën, me të cilën financohen nevojat e familjes qeveria e taton deri në 23%.

Motelet (bisneset) në të cilat financohet qejfi dhe hobbet, qeveria i taton 15%.

Konsumatori (populli) kur blen bukë e ushqime paguan 20% TVSH. Kur shkon në motel ose kur luan bixhoz, paguan 6% TVSH.

Qeveria e majtë! E drejtë sa më ska!

Po kur bëjnë sikur debatojnë për buxhet e paketë fikskale!

Qesharakë!

Të fundit