Flash News

KRYESORE

Manjani për Baton Haxhiun: Mjaft u morët me “gjurmët”, po i jepni vëmendje një njeriu koti

Manjani për Baton Haxhiun: Mjaft u morët me

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u ka tërhequr vëmendjen të gjithë atyre që shkruajnë dhe komentojnë rreth rolit të gazetarit nga Kosova, Baton Haxhiu, lidhur me çështjet e shumëdebatuara, sidomos për kufijtë Kosovë-Serbi.

Madje, ai komentoi edhe darkën e kryeministrit shqiptar me liderët e Kosovës kur tha se Rama ndihmoi ‘thyerjen e akujve’ mes presidentit Thaçi dhe Haradinajt, që kanë pasur përplasje për çështjen e kufijve.

Ministri ironizon faktin se Baton Haxhisë po i jepet më shumë vëmendje seç duhet, pasi sipas tij “ai është vetëm “gjurma”, ndërsa “ujqërit” bëjnë kërdinë”.

Reagimi:

Na e kanë bërë kët Baton Haxhiun njeriun më të rëndësishëm të Shqipërisë, Kosovës e gjithë Ballkanit!!!

Natyrshëm kur të bëjnë kaq “të rëndësishëm”, bëhesh dhe i urryer.

Ndërkohë ky njeri nuk është as President, as Kryeministër, as Ministër e as Deputet në asnjë shtet.

Çfarëdo zanati tjetër të ketë Ai as nuk ndan e as bën harta kufijsh ndërshtetërorë. As nuk harton e nënshkruan marrëveshje në emër të asnjë shteti!

Ndaj mjaft merreni me gjurmët, ndërkohë që “ujqërit” bëjnë kërdinë! Boll me analiza, shkrime, komente e statuse që i japin vëmendje një njeriu koti!

Krejt pa lidhje!

Ata (“ujqërit”) shesin e blejnë troje, tendera e interesa të mëdha financiare, ndërkohë që opinioni ha miellin dhe broçkullat pa shije të Batonit...

Të fundit