Flash News

KRYESORE

Manjani për deklaratën e Lu-së: Asnjë ambasador nuk e do Shqipërinë më shumë se sa ne shqiptarët

Manjani për deklaratën e Lu-së: Asnjë ambasador nuk e do

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i Ftuar në “Ora e Intervistës” ka folur në lidhje me deklaratën e Ambasadorit Lu për krimin në Shqipëri. Manjani u shpreh se nuk merret më deklaratat e ambasadorëve të huaj dhe se nuk ata nuk e duam Shqipërinë më shumë se sa ne shqiptarët, shumë ambasadorë kanë ikur dhe shumë të tjerë do të vijnë.

Ai gjithashtu foli dhe për frontin opozitar për të cilin tha se ndoshta nga ky front mund të ngjizet diçka edhe më e madhe.

“Spektri opozitar ka një tryezë pune nga e cila mund të ngjizet një aleancë më e madhe se kaq, bashkimi bën fuqinë, dhe Rama e di shumë mirë këtë".

“Nuk kam ndërmend të merrem me deklarata ambasadorësh, ata kanë punën e vetë dhe kanë një mision, dhe unë nuk e di se çfarë lidhjesh ka politika e jashtme e Amerikës me gjyqet e komunizmit. Nuk ka asnjë ambasadorë të huaj në Shqipëri që e do Shqipërinë më shumë se ne dhe duhet të besojmë më shumë njëri tjetrin dhe të bashkëpunojmë më shumë me njëri tjetrin sepse shumë ambasadorë do të huaj kanë ikur dhe shumë të tjerë do të vijnë”- është shprehur Ylli Manjani.

Të fundit