Flash News

KRYESORE

Manjani për letrën e Hahn: Ka dalë jashtë mandatit të vet, një Komisioner nuk i shkruan letra popullit

Manjani për letrën e Hahn: Ka dalë jashtë mandatit të

I ftuar në studion e Opinion, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur mbi letrën e Komisionerit Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn.

Ai e  vlerësoi figurën dhe detyrën e Komisionerit në vendin tonë, por shprehu rezerva ndaj letrës së tij drejtuar shqiptarëve. Sipas Manjanit në këtë rast ai është jashtë mandatit sepse një Komisioner nuk mund t'i dërgojë letra popullit.

“Hahn është njeri i rëndësishëm për jetën politike në Shqipëri, ka një mandat shumë të qartë për t’u marrë me vende si Shqipëria. Në këtë rast është pak jashtë mandatit. Ka dalë jashtë natyrës sepse një Komisioner nuk i dërgon letra popullit”-tha ai.

 

Të fundit